Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në automjetin ku ata po udhëtonin në zonën e Laprakës është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.
Policia bën me dije arma i përkiste drejtuesit të automjetit Samet Brahimi, 34 vjeç ndërkohë që bashkë me të është arrestuar edhe pasagjeri Sergeto Turullaj, 32 vjeç për moskallëzim krimi, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracing”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volkswagen”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tracing”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.
Në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin S. T.
Gatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.