Kreu i PL, Ilir Meta paralajmëron se do të qëndrojë në politikë dhe për një kohë të gjatë.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që të ishte sërish kryeministër, teksa u ka përjellë dhe një mesazh shqiptarëve “më jepni fuqi, tju jap llogari”.

“Unë pas dy vitesh nuk e di ku e shoh veten, por aktualisht e e shoh veten sikur e kam nisur nga e para. Patjetër unë do t’i kaloj të gjitha ato shkallët që i kam kaluar një herë pa asnjë diksutim. Më keni këtu edhe 25 vite, shumë aktiv në jetën politike dhe gjithmonë i hapur për llogaridhënin dhe i hapur e transparent.

Dhe kam një mesazh për shqiptarët, më jepni fuqi që tju jap llogari. Se nuk mund ti kërkoni llogari një personi që si jepni fuqi. Më ndosh shpesh më thonë jo po Fatosi, jo po Berisha, jo po Rama tani i jep votat atje s’mund të më kërkosh mua llogari” tha Meta për “Kjo Javë”.