Kryeministri Edi Rama ka treguar për vizitën që i ka bërë në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçi. “Më kishte marr malli”, ka shkruar Rama në formular, dhe këtë e tha dhe gjatë intervistës.
I pyetur nëse vizita në burg ishte gjëja e duhur, Rama tha “Unë besoj që ishte gjëja e duhur edhe në aspektin e detyrës, por në radhë të parë në aspektin vëllazëror, miqësor, por dhe në aspektin e detyrës, besoj ishte gjëja e duhur.”
Rama: Ishte dhe tek formulari. Me ka marr malli shkrova.
Fevziu: E thua sinqerisht apo për të kaluar radhën?
Rama: Sinqerisht mo.
Kryeministri ka zbuluar dhe se çfarë dhurate i ka çuar në paraburgim mikut të tij. “I dërgova një pako të madhe me libra”, u shpreh Rama në një intervistë për “Opinion”.
Blendi Fevziu: Sa kohë qëndruat? Qëndruat disa orë besoj?
Edi Rama: Po kemi qëndruar disa orë.
Blendi Fevziu: Cila ishte tema e bisedës?
Edi Rama: Kemi folur për të gjitha gjërat, kemi folur për shëndetin dhe më ka treguar që për herë të parë qëkur bën analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat optimal. Më ka treguar për stërvitjen që bën, kemi folur për libra të ndryshëm.
Blendi Fevziu: I çove dhuratë?
Edi Rama: Po, një arkë të madhe me libra, por nuk e mori në atë moment sepse duhet të kalonte në një proces… Çova një mori librash. Kryesisht libra që lidhen me historinë e shqiptarëve, që tek Skëndërbeu, tek librat që kanë dalë për Zogun, për fëmijërinë e Zogut, për fëmijërinë e Zogut. Pastaj libra për Ballkanin dhe kështu me radhë dhe besoj se do t’i pëlqejnë. Besoj se ka lexuar ndonjë tek-tuk por nuk besoj t’i ketë lexuar që të gjithë.