Mbërrijnë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë për t’u njohur me masën e sigurisë Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri, të akuzuar për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26 vjeçares pak ditë më parë në Vlorë.

Seanca gjyqësore drejtohet nga Hektor Sinanaj. Do të zhvillohet dhënia e masës së sigurisë edhe për Gentjano Mehmetin i cili vazhdon të jetë në arrati por edhe për personin e katërt të përfshirë në krim, i cili vazhdon edhe ai në arrati.

Seanca po zhvillohet teksa seanca nën masa sigurie. Prokuror i çështjes është Olsi Vasil ndërsa për të katër shtetasit kërkon arrest me burg. /abcnews.al