Policia ka publikuar pamjet nga aksioni për arrestimin e tre personave në Lezhë gjatë operacionit për parandalimin e një vrasje me mina me telekomandë që kishte si shënjestër një person në Tiranë.

Në pamje duke Mark Lamkja, 27-vjeçari i vënë në pranga pasi është kapur duke fshehur minat që do të përdoreshin për atentatin. Ai tenton të ulë kokën duke mbuluar fytyrën me duar.

Në pranga bashkë me të janë vënë  edhe vjehërrit e tij Nikoll Marku 62-vjeç dhe Marie Marku 60-vjeçe, pasi dy atentatorët e shpallur në kërkim kishin përdorur banesën dhe restorantin e tyre për të fshehur armët që do të përdornin për vrasjen dhe të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal,  88.900 euro në total.

Ndërkohë “rrjetës” së operacionit kanë arritur t’u shpëtojnë dy atentatorët Edmir Vlashi,  31 vjeç dhe Hektor Ndoka, 31 vjeç që do kryenin vrasje për prishje të pazareve të drogës jashtë vendit.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 2 minat me telekomandë që do të përdoreshin për atentatin, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë. m.v/Abcnews.al