Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka patur së fundmi një vizitë nga kryetarja e “LSI-së”, Monika Kryemadhi.
Ato janë takuar së bashku në Los Angelos dhe Bebe s’ka ngurruar të filmojë një video, ku e thërret Kryemadhin ‘kushërirën’ e saj dhe përshëndet të gjithë ndjekësit.
“Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”- ka treguar më herët Monika Kryemadhi për marrëdhënien e saj me këngëtaren shqiptare.
Bebe nuk i harron kurrë traditat e vendlindjes së saj, që vazhdojnë të zbatohen njësoj në shtëpi.
Nëse dikush vjen mysafir në shtëpinë e Bebes, cilido qoftë ai, këngëtarja duhet të marrë tabakanë dhe ta qerasi. Për “Los Angeles Times”, ajo ka treguar hap pas hapi si i qeras mysafirët.
“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekzistojnë disa hapa se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka treguar 31-vjeçarja.