Home AKTUALITET Pas një viti mungesë, rikthehet Miss Universe! Ja kush e rrëmbeu kurorën...

Pas një viti mungesë, rikthehet Miss Universe! Ja kush e rrëmbeu kurorën e më të bukurës

17

Pas më shumë se një viti anulim për shkak të pandemisë së koronavirusit, konkursi i Miss Uniiverse u mbajt më në fund mbrëmjen e djeshme në Florida. Eventi u drejtua nga Mario Lopeaz dhe ish-Miss Universe, Olivia Culpo, që fitoi kurorën në vitin 2012.

Këtë vit kurorën e më të bukurës e rrëmbeu Andrea Meza, që përfaqësonte Meksikën në kompeticionin e famshëm. Ajo mahniti gjithë të pranishmit me bukurinë e saj dhe mbi të gjitha zgjuarsinë.

“Ne jetojmë në një shoqëri që zhvillohet shumë e më shumë dhe ne jemi zhvilluar si shoqëri, kemi avancuar edhe me sterotipet. Sot, bukuria nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në shpirtrat tanë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si e prezantojmë veten. Mos lejoni kurrë dikë që t’ju thotë se nuk vleni”, u shpreh Meza në raundin final të konkursit.

Shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall Julia Gama përfaqësuese e Brazilit, ndërsa shoqëruese e dytë ishte Janick Maceta përfaqësuese e Perusë. Miss Meksika arriti të fitonte mes 74 vajzave bukuroshe, nga të cilat 21 konkurrente arritën në finale.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga 23-vjeçarja, Paula Mehmetukaj, që u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2020”.

Për herë të fundit Miss Universe u mbajt në vitin 2019, kur e fitoi kurorën e më të bukura Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut.