Nga Erion Murataj!

Dëgjoj gjyqin politik dhe akuzat e ndërsjellta të foltoristave dhe bashistave . Ajo që nuk kuptoj është se si është e mundur që njerzit që lartësojne veten si kontributor të rrëzimit të komuniznit dhe ata të pikpamjeve Euro-Atlantike u negli në gojë partia .

Më kujton gjyqet politike të xhaxhi Enverit ku viktimat e pse para vdekjes nuk e hoqën nga goja partinë. Unë kam qenë anëtar partie po nuk më ka bërë kurrë ta dua aq sa këta që e mbajnë në gojë e përpara pushkatimit politik që u’a bën po partia. Nga vetë gjinia dhe fjala “Nëna Parti” del një nonsens i madh. Nëna nuk pushkaton e as nuk përjashton. As babai në fakt po ben vaki që këta nuk e dijne që mbase janë rritur nga njerku që në dritën e zhvillimeve të reja u del si Nëna parti. Më duhet ta pranoj!

Presioni që ushtrohet nga rruga e Elbasanit nuk është i lehtë. Po ashtu më duhet të pranoj që nuk është kospiracion që “Deep state” ka dhe lobime dashakeqe që e çon në vendimmarrje jo të qenësishme dhe këtë na e fakton historia. Debati këtu tek ne, në fakt si ngjan fare aspirates euroatlantike.

Këtu nuk flitet për demokraci por për parti. Nuk flitet për mirëqenie e program po për statut.. Këtu dhe pse na konsiderojnë vend demokratik kërcënimet na i bëjnë si në Mozambik.

Na thonë: Çuna zgjidhni. O barin ose …. Çfarë? Se di! Me siguri, atij qe ja kanë bërë kërcënimin duhet ta dijë.

Tani siç thotë një fjalë e urtë, puna do b…. . Çështje shijesh, fuqie apo b….? Unë them: Më mirë barin se ….. çuna. Gjithsesi ju shkoftë mbarë 😉

Egnatia news