Një burrë në Selanik ka preferuar të kalojë natën në burg për t’i shpëtuar nervave të gruas, pasi nuk po duronte dot më britmat e saj në shtëpi.

Sipas tij, e shoqja kaloi në histeri kur u kthye nga puna, pasi pa rrëmujën e madhe që kishte në shtëpi.

Çështja e çiftit nga Selaniku mbërriti dje në Gjykatën Penale  të Selanikut, me 40-vjeçarin e akuzuar për dhunë në familje, pasi pranoi në polici në mënyrë të rreme sigurisht se ka rrahur me shpulla bashkëshorten e tij, në mënyrë që të arrestohet dhe të kalojë natën larg gruas.

Policia dyshohet se është njoftuar nga fqinjët kur kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa ku çifti jeton me katër fëmijët e tyre. Kur policia shkoi në vendngjarje e gjeti gruan në gjendje të tërbuar dhe ajo u tha se e kishte rrahur i shoqi.

40-vjeçari, në vend që të mohonte akuzën, pasi denoncimi i gruas nuk ishte i rremë, pranoi para policisë se kishte goditur gruan e tij dhe kështu u arrestua. Në dëshminë e saj para gjykatës, gruaja kërkoi falje nga burri që e vuri në një pozitë kaq të vështirë.

Gjithashtu ajo kërkoi falje nga autoritetet për mobilizimin e panevojshëm.

“E vërteta është se asgjë nuk ndodhi. I kërkoj falje burrit tim për pozitën e vështirë që e vendosa, pasi ai nuk ka abuzuar kurrë me mua. Kam gënjyer policinë, ndoshta për shkak të ilaçeve që po marr ”, tha ajo.

“ Ne kemi katër fëmijë dhe të mërkurën nuk isha mirë. U ktheva nga puna, pashë shtëpinë rrëmujë dhe u nervozova. I kërkoj falje bashkëshortit tim. Fëmijët e kërkojnë në shtëpi, ju lutem mos e ndëshkoni” , tha ajo në dëshminë e saj.

Ndërsa 40-vjeçari që u ul në karrigen e të akuzuarit, i kërkoi falje gjykatës dhe policisë që i ka angazhuar pa asnjë arsye, pasi ka pranuar se nuk ka ndodhur asgjë nga të gjitha ato që ka thënë me parë.

“ Kemi 18 vite bashkë, kemi katër fëmijë. Shkova të shes hekura dhe sapo ktheva në shtëpi vajza jonë theu një gotë. Gruaja ime u kthye në atë moment nga puna , pa gotën e thyer dhe i bërtiti vajzës. Unë i thashë “është në rregull, do të marrim gota tjera. Gënjeva në Polici sepse doja të kaloja natën larg gruas, që t’I shpëtoja të bërtiturave. Jam shumë i turpëruar, kërkoj falje. Më vjen turp se jemi fëlliqur në lagje dhe sot në gjykatë”, tha 40-vjeçari./abcnews.al/