Këngëtarja Nora Istrefi ka uruar të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale për Kurban Bajramin.

Në një foto-album të postuar, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të zi të shkurtër, me një të çarë që i ekspozonte barkun. Nora e kishte kombinuar veshjen me një palë çizme të gjata, teksa krahas fotove shkruan: “Me fat Kurban Bajramin.”

Por ndjekësit kanë reaguar menjëherë në seksionin e komenteve, duke e cilësuar veshjen e këngëtares si të papërshtatshme për këtë festë.

“Katastrofë! A për Bajram vishet kështu, më mirë shko në ndonjë klub nate. Tmerr për Bajram me këtë veshje”, “Fiks per Bajram je vesh”, “Uron Bajramin dhe me foto të tuat mund të ishe dhe më serioze dhe ta respektoje fenë siç duhet”– thuhet në disa prej komenteve.

Ndërsa ndjekës të tjerë madje i kanë kërkuar këngëtares të fshihjë mbishkrimin në fotot e publikuara.

“Ok por nuk urohet Bajrami me këtë veshje😓😞Respekt pak!”, “Fshije çfarë ke shkruar se ti ske lidhje me Bajramin oj shtriggg”- thuhet në komente.