Rita Ora njihet si një nga këngëtaret më me klas në showbizin botëror.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në ditëlindjen e motrës së saj në Los Angelos dhe mund të themi me bindje se mori gjithë vëmendjen në listën e të ftuarve.
Këngëtarja shqiptare u shfaq mjaft tërjeqëse e veshur me një fustan lëkure teksa kishte ekspozuar gjoksin.
Rita dukej mjaft e lumtur teksa festonte me shoqërinë dhe të afërmit e saj.
Rita veshi një palë këpucë të mëdha në ngjyrë të zezë teksa ecte afër motrës së saj, e cila gjithashtu dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan ngjyrë portokalli të ndritshme dhe një xhaketë ngjyrë kafe.