Një prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare është padyshim ylli shqiptar, Dua Lipa.

Artistja e famshme krahas vokalit dhe një karriere të suksesshme muzikore njihet edhe për veshjen e saj unike dhe plot stil.

Kjo gjë ka rënë në sy edhe në paraqitjen e radhës që 26-vjeçarja bëri në Instagram për mbi 74.2 milionë ndjekësit e saj.

Këngëtarja zeshkane mahniti me stilin e veshjen, teksa shihet me një kostum dy pjesësh ngjyrë vjollcë, me prerje tek pjesa e belit, ndërsa theksonte për mrekulli linjat e saj joshëse të trupit.

Dua kompletoi dukjen e saj me një palë vathë, me pamje natyrale dhe pa grim, ajo dukej tërheqëse dhe plot sharm.

Ndryshe, Dua së fundmi festoi suksesin e këngës “Love Again” që arriti mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa edhe bashkëpunimi i sa i fundit me Elton John “Cold Heart” ditë më parë u rendit në pozitën e parë në top-listat britanike.