Bebe Rexha shfaqet përherë e veçantë dhe këtë e bëri edhe në përzgjedhjen e kostumit për festën e Halloween.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është shndërruar në nuse, e veshur me një vello të bardhë për të portretizuar ikonën e filmit dhe modës, Anna Nicole Smith.

Aktorja dhe modelja e famshme Smith ishte martuar me biznesmenin dhe miliarderin amerikan, James Howard Marshall II në vitin 1994 dhe dukja e saj është rikthyer në memorien e fansave nga artistja shqiptare.

“Ikona Anna Nicole Smith duke u martuar me J.Howard Marshall II. Urime festa e Halloween. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan që kjo të ishte e mundur”, ka shkruar artistja 32-vjeçare.

Ylli i hitit “Meant to Be” pranoi mijëra pëlqime dhe qindra komente brenda pak minutash nga postimi i bërë për mbi 10.7 milionë ndjekësit e saj.

Bebe e kishte paralajmëruar kostumin e saj të Halloween që në natën e mbrëmshme, duke thënë që mezi pret që fansat të shohin çfarë kishte përgatitur ajo dhe padyshim ata mbetën të mahnitur nga përzgjedhja e yllit të muzikës.