Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon i pa shqetësuar takimet me qytetarët. Nga Gjirokastra, ai u ndal tek protesta e pedagogëve, ndërsa paralajmëroi se nuk do kenë rritje rroge.

Ai theksoi se protestat e pedagogëve kanë në krye një person, të cilin e cilësoi si pjesëtar të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Sipas tij, universitetet kanë autonomi dhe për këtë profesorët duhet ta nxjerrin pagën përmes punës së tyre.

“Ata pedgaogët me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur, por më shumë se të tjerët, që pervëç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistat të parët. Mesazhi im është i thjeshtë: nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat, por janë në mësim”, tha ai, ndërsa pedagogët paralajmëruan protesta masive dhe bojkot mësimor, nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje pozitive nga ana e qeverisë.