Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më simpatike dhe të dashura të ekranit shqiptar. Asaj i janë besuar deri më tani disa nga formatet më të rëndësishëm në Top Channel, si “E diell” apo “Portokalli”. Ajo ka treguar se është një moderatore shumë e zonja dhe falë shkathtësisë dhe elokuencës arriti të ngjisë shumë shpejt shkallët e suksesit.
Mirëpo rruga e saj drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë dhe asaj i është dashur të luftoj fort për të realizuar ëndrrat e saj. Gjatë një bisede me ndjekësit, Fjoralba ka zbuluar se në fëmijëri është paragjykuar edhe për faktin se origjina e saj është nga veriu i Shqipërisë.
Moderatorja ka treguar se njëra nga mësueset e saj e ka trajtuar keq vetëm për faktin se vinte nga veriu. Ajo ka ndarë dhe një histori me ndjekësit dhe ju ka dhënë të gjithëve një mesazh shumë të vlefshëm.
“Per fat te keq, po! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja, & ne menyre te vecante nga mesuesja e kimise, e cila femijet veriore (ku beja pjese dhe une) i ofendonte e i trajtonte me nje perbuzje cnjerezore. Madje mend, kur mamaja ime erdhi qe te ballafaqohej me te per qendrimin qe kishte ndaj meje…pergjigjen e saj (pasi kuptoi qe ime me nuk ishte veriore) e kam te skalitur ne kujtese qe shprehimisht i tha: – Po ti duhej te me thoje, qe eshte gjysem MALOKE (jo malesore) vajza se dhe e zgjidhnim ndryshe! Mgjth injoranca dhe perbuzja, jo e saj por e askujt, nuk me ka penguar kurre qe te luftoj drejt se ardhmes time dhe te njejten gje duhet te beje dhe vajza jote!”, shkruan Fjoralba në një postim.