Me shume se 70 % e siperfaqjes se mbjelle me grure ne Myzeqe sezonin e kaluar, kete vit nuk do te punohet.

Shkak  sipas  fermerëve janë kostot e larta ndërsa një pjesë të mirë të prodhimit nga viti i kaluar e kanë ende  të pashitur. Fermerët shprehen se do të kultivojnë grurë vetëm për të plotësuar nevojat e familjes.

Sezoni i mbjelljes ka nisur prej dy javesh dhe pritet te perfundoje ne mes te dhejtorit.

Për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë gruri pësoi një shtrenjtim  në tregjet ndërkombëtare cka nxiti  edhe fermerët shqiptare të mbillnin më shumë sipërfaqe me grurë.