Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të prezantuar programin e turizmit në qytetin ku ai është drejtues politik, Berat.

Me parashutë mbi qytetin e ‘një mbi një dritareve’ Klosi ka treguar ndryshimin e gjithë qytetit dhe po ashtu premton se Unaza e re që kalon mes përmes Beratit do ta shndërrojë qytetin në në një vend pa ndotje dhe pa trafikun e rënduar.

“Lagjja Kala, Mangalem, lagjja Goricë, kanë parë ndër shekuj, si ka ndryshuar ky qytet. E, ky lum që i ka përshkruar tashmë, është kthyer në një atraksion të madh publik.