Sot janë raportuar 653 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID.

Ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat kanë qenë të moshave 54-82 vjeç.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve mjeku veteriner, intelektuali dr. Sulejman Peza humbi betejën me COVID në moshën 75-vjeçare. Ai ishte një figurë mjaft e njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm.

Për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me titullin “Personalitet i Shekullit XX”.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, raporton ministria.

Top Channel