“Foltorja” e radhës e Sali Berishës ishte në Gjirokastër. Mbrëmjen e sotme ai u prit në këtë qytet nga deputeti Tritan Shehu, kreu i degës Dasho Aliko, ish-kryetar i Komunës së Lazarati, etj. I pranishëm ishin edhe Bujar Nishani. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti që salla ishte e mbushur me ish-ministrat dhe ish-drejtorët në kohën e qeverisjes së tij 2005-2013.

https://youtube.com/watch?v=RH2xbiH8xYU%3Ffeature%3Doembed

Spiro Ksera, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Kosta Barka, ish-ministër i Çështjeve Sociale, të dy anëtar të kabinetit në qeverinë e Sali Berishës ishin në sallë për ta mbështetur në nismën e tij kundër Lulzim Bashës. Po ashtu edhe drejtorë dhe ish-funksionarë lokalë.

Nga njëri qytet në tjetrin, Sali Berisha vijon mbledhjen e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar me qëllim anulimin e vendimit të Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”./ Abcnews.al