“Vëllai i Madh” organizoi për banorët mbrëmjen e djeshme lojën “Përgjigju ose pi”. Ata do të duhej të përgjigjeshin disa pyetjeve ose në të kundërt do të duhet të pinin. E Einxhel zgjodhi Arbërin që ta bënin lojën bashkë.
“Cili nga banorët që janë eliminuar të ka zhgënjyer më shumë?”, e pyet DJ Dagz moderatoren e njohur.
“Mendoj që Fifi, më ka zhgënjyer sepse prisja që ta kuptonte dashamirësinë dhe ndihmën që doja ti jepja por e përdori ndryshe kështu që në një farë mënyre u zhgënjeva”, tha Einxhel.
Duket se edhe Meridiani ka të njëjtin mendim, pasi kur Beniada i bëri këtë pyetje ai përmend emrin e Fifit.
“Nuk mund ta them zhgënjyer, por në thonjëza Fifi më tradhtoi se e lamë te pishina kur po flisnim të dy bashkë, se unë do ta ndihmoja ta kalonte këtë situatë dhe të shkonim drejt finales të dy. Më la mua në rrugë, premtimin që i dhamë njëri-tjetrit, se do ta kalonim situatën, nëse mund ta quajmë zhgënjim”, tha Meridiani.