Në 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:

“Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”.

Deri më tani çifti kanë ruajtur në maksimum privatësinë familjare dhe sot për herë të parë pas lindjes Almeda ka bërë postimin e parë në Instagram. Me raston e Ditës së Baballarëve, ajo i ka bërë një urim bashkëshortit të saj. Almeda ka posutuar në Instagram disa foto dhe vidoe të rralla, ku mes tyre shihet Tolgahan me Efehan. ndërsa në një tjetër shfaqen këmbët e vogla të Alinës të mbështetura mbi duart e Togahan.
“Faleminderit që je babai më i mirë për Efehan dhe Alinan. Të duam më shumë nga ç’mund ta imagjinosh. Gëzuar Ditën e Baballarëve dashuria ime”, shkruan Almeda në postimin e saj.

Icon style