Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me probleme shumë të rënda shëndetësore dhe mjekët i kanë dhënë 3 vite jetë.
Kështu shkruan media e huaj britanike Mirror, duke cituar një drejtues të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.
Sipas zyrtarit të paidentifikuar, presidenti 69-vjeçar rus vuan nga “një formë e rëndë dhe me zhvillim të shpejtë të kancerit “, duke theksuar se “i kanë mbetur jo më shumë se 2-3 vjet jetë”.
Madje ai ka treguar se problemet e rënda shëndetësore po bëjnë që Putin gradualisht të humbasë edhe shikimin.
“Mësojmë se ai vuan nga dhimbjet e kokës dhe se kur del në ekran gjithçka e ka të shkruar në shkronja të mëdha në mënyrë që të lexojë atë që dëshiron të thotë. Shkronjat janë aq të mëdha sa çdo faqe përmban vetëm një ose dy fjali. Shikimi i tij përkeqësohet ndjeshëm me kalimin e kohës dhe gjymtyrët e tij tani dridhen në mënyrë të pakontrolluar” shton ekzekutivi i FSB.
Sipas gazetës britanike, javën e kaluar Putin u takua me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Soçi, dhe kamera regjistroi disa lëvizje të çuditshme të këmbëve të presidentit rus gjatë bisedave të tyre. Lëvizjet e pazakonta të Putinit u panë gjithashtu në televizion në fillim të këtij muaji, mes thashethemeve se burri i fuqishëm rus mund të ketë kancer.