Një luftë e ashpër është duke u zhvilluar prej dy ditësh në qytetin Severodonetsk në lindje të Ukrainës, teksa ekspertët thonë se Rusia ka ndryshuar strategji duke sulmuar qytezat e vogla.

Ditën e djeshme u raportuar për një bastisje masive të qytetit nga forcat ruse që rrëmbyen pothuajse çdo gjë me vlerë, nga sende shtëpiake te mallra dhe ushqime. Ndërsa sot, pas boshatisjes të qytetit ka nisur edhe bombardimi i tij.

Forcat ukrainase raportohet se ndodhen në një situatë të vështirë, ndërkohë që qyteti është i rrethuar nga të katër anët. Ushtria ruse deklaroi ditën e djeshme fitoren mbi qytetin Severodonetsk, por deklaratat u mohuan nga kreu i rajonit separatist të Luhanskut.

“Dy brigada ukrainase janë duke luftuar për të ndaluar avancimin e trupave ruse në qytet. Pak orë më parë kanë mbërritur edhe përforcimet. Por pritet një ofensivë e fortë ruese në orët e ardhshme”, bëjnë me dije ushtarët ukrainas që ndodhen në frontin e luftës.