Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se përpjekjet e Perëndimit për të ndëshkuar një fuqi bërthamore si Rusia për luftën në Ukrainë, rrezikojnë njerëzimin.
Medvedev, i cili ishte president i Putinit midis 2008 dhe 2012, tha sot përmes njëë postimi në Telegram se: “Ideja për të ndëshkuar vendin që ka potencialin më të madh bërthamor është absurde në vetvete. Dhe potencialisht kërcënon ekzistencën e njerëzimit”.
Medvedev i cilësoi Shtetet e Bashkuara, si një perandori që kishte derdhur gjak në mbarë botën, duke përmendur vrasjen e amerikanëve vendas, sulmet bërthamore të SHBA-së në Japoni dhe një mori luftërash që variojnë nga Vietnami në Afganistan.
Ai tha se përpjekjet për të përdorur gjykatat ose tribunalet për të hetuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, do të ishin të kota dhe do të rrezikonin shkatërrimin global.
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar krizën më serioze në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, kur shumë njerëz menduan se bota ishte në prag të luftës bërthamore.