Një zjarr i madh ka rënë qytetin e Gramshit.
Ka qënë ora 19:00 e mbrëmjes ku në pyllin e vendit të quajtur Çekrez, 2 km në dalje të qytetit ka shpërthyer vatra e zjarrit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësja e qytetit dhe pas 2 orësh flakët e zjarrit janë shuar. E ndihmuar nga era, flakët e zjarrit janë përhapur duke djegur rreth 12 pemë pisha dhe një siperfaqe rreth 3 hektar me pyll e kullota. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit.