Detaje të reja nga mega-operacioni i SPAK, që ka lëshuar në total 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale. Sipas burimeve të “Panorama”, deri më tani janë 10 persona të arrestuar, të cilët janë “zbuluar” nga rrëfimi i Nuredin Dumanit që ka folur para hetuesve duke zbardhur ngjarje të rënda kriminale dhe ka treguar emra personash të përfshirë.

Mësohet se janë firmosur gjithashtu mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve.

Personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.

Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer dhe zyrtarë policie qe dyshohet et kishin lidhje me grupet kriminale.