Nga Albana Tare

Cdo njeri perpiqet jetes se tij, qe kurre te mos mekatoje! Kurre te mos beje ate cka, per te cilen neser, ose nje dite te jetes, te pendohet! Perpiqet secili sipas menyres se vet qe te jete korrekt me gjithcka e me kedo! Perpiqet te mos jete mekatar!

Qe mos i beje kujt, ate qe te tjeret nuk do te donte t’ia benin atij! Por edhe pse perpjekja eshte kaq e madhe per korrektese, po aq e madhe eshte edhe terheqja e qenies sone nga mekati! Mekatojme fare pa kuptuar ne deme qe dikujt i sjellim! Mekatojme gjitheashtu ne ate qe padashje mendojme se e bejme mire, pa menduar fare se keq e dem nje tjetri i shkaktojme! Kurre nuk pranojme se paskeshim gabuar, nuk pranojme kurrsesi, aq me teper se kemi mekatuar! E justifikojme veten se “gabimin” tone e kemi bere ne emer te kesaj apo asaj…Se nuk do ta benim kurre, nese dicka te mire ky gabim nuk do sillte!

E ne, ne jete numerojme sa e sa mekate njerezore… Mekat te genjesh ate qe me shume te beson! Mekat te vjedhesh me te dobetin e te pafuqishmin! Mekat te jesh mosmirenjohes ndaj nderit te bere… Mekat edhe ne emer te jetes te marresh jete… Shume mekate pra, e rrethojne qenien njerezore ne rrugetimin e rritjes e zhvillimit te saj! Me sa duket, mekati ashtu si edhe sjellja e ndershme, jane dy ane te njeriut te cilat bashke e bejne ate vertete njeri! Nuk ben dot vetem me miresjelljen ndoshta! Eshte pikerisht mekati qofte me, apo pa qellim bere, ai qe e ploteson qenien si njeri! E kunderta do ish e pamundur! E pakuptimte! Jemi njerez! Por ne gjithe mekatet njerezore qe numerojme, me siguri, me i madhi eshte ai i te qenurit injorant! I paditur! Injoranca, apo mosdija, eshte ajo qe lejon te renditen radhazi, te gjitha mekatet e tjera njerezore! Te gjitha, pa perjashtim! E nese nuk perpiqemi te largojme injorancen tone, kemi hapur shtegun per mekatin me te madh tonin! Mekatin e te berit te te keqes nga mosdija! Pikerisht nga mosdija dhe injoranca! Se prej tyre vijne te gjitha! Se injoranca eshte ajo, ne shtratin e se ciles ngjizet mekati! Ajo qe i jep atij nje suport e mbeshtetje reharuese! Ajo qe e ndihmon te ndodhe! E keshtu pra, INJORANCA MBETET JO VETEM MEKATI ME I MADH, POR MADJE MEKATI I VETEM I VERTETE NJEREZOR! E nese do donim qe kurre te mos mekatonim… ne njerezit, duhet me patjeter te mundim injorancen! Se… TE LINDESH I VARFER ESHTE FAT, POR TE MBETESH INJORANT ESHTE MEKAT!