Para pak dtësh, Sindi ishte e ftuar në emisionin “Abc e Padites”, ku foli për rrugëtimin në “Për’puthen” dhe marrëdhënien me ish-konkurrentët e tjerë. Ndër të tjera ajo foli edhe për personazhet që dolën si këngëtarë pas pjesëmarres në “Për’puthen”, si Ana, Mevlani dhe Melisa. Sindi u shpreh e bindur se nëse ata nuk do të kishin qenë pjesë e programit të famshëm nuk do të kishin marrë as 1 mijë klikime.
Ndërsa kur u pyet se kujt do t’i kërkonte mes Melisës, Anës dhe Mevlanit që të mos këndonte më, Sindi u përgjigj: “Të treve. Është e tmerrshme”.
Sindit nuk i ka shpëtuar ky reagim i Melisës dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje.
“Miqesisht pa ironizime dhe pa viktimizim! Une nuk kam asgje personale as me ty as me “artistet” e rinj te Perputhen! Ne qofte se e ke degjuar me vemendje, une kam thene punoni fort per kete talentin qe keni dhe pastaj konsiderojeni veten te barabarte me artista qe kane vite qe studiojne dhe preferojne te maten mire perpara se te marrin nje hap te madh. Nuk preferojne te marrin klikime per ëardrobe malfunctions tek videoklipi i pare dhe puthjen e famshme te videoklipi i dyte! Arti nuk eshte kaq e dashur! Meso te kendosh njehere live pastaj konsideroje veten te “arrire”. Per mua mos ma qaj hallin se kur ti lepije-peshtyje dhe peshtyje-lepije per te bere nje kenge Sindi luante me orkestren filaromonike te Bukureshtit per 1000-2000 veta. Te japesh nje koncert ne violine pergatitesh te pakten 6-7 muaj per ate koncert po ti ske nga ta dish se sja ke idene e muzikes. Nje gje jam kurioze per ty apo edhe per ate tjetren. Per “muziken” tuaj kane folur edhe producente te njohur shqiptare dhe ju skeni asnje reagim per ta. Pse reagoni vetem per Sindin? Dhe me e bukura, tani cdokush po e ben diferencen se kush shkoi ne shoë per fame e kush ishte reale. Per ty kam goxha gjera qe si kam thene qe si di askush pervec meje as ai qe ke perkrah per te cilat je falenderuese! Gjithe te mirat ne rrugtimin tend te klikimet! Skeno skandalin e rradhes per klikime te tjera!”, shkruan Sindi në pnjë postim.