Kryeministri Edi Rama i përgjigjet videos së kryetarit të PD Lulzim Basha, ku shfaqej kreu i qeverisë duke u përplasur me gazetaret.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama i drejtohet Bashës duke e këshilluar të ruajë vajzat nga “Saliu dhe Likja“.

Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit! Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”, shkruan Rama në Twitter.

Kreu i PD-së Lulzim Basha postoi pak më herët një video në Facebook, ku shfaqte të gjitha rastet e intimidimit të vajzave e grave nga Edi Rama.

Postimi i Bashës:

Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.

Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…

Kur përqeshen…

Kur ofendohen…

Kur diskriminohen…

Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!

Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…

Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?

Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.

Voto për ndryshimin!

Ora news