Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e tunelit numër 4 tuneli tek ish sheshi ‘Shqiponja’, përmes të cilit do të qarkullojnë automjetet që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Hapja e këtij tuneli do të lehtësojë trafikun. Ndërkohë, pritet që brenda dy javësh të hapet dhe tuneli i tretë për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ministrja Belinda Balluku, e cila inspektoi nga afër punimet, tregoi se si do të bëhet lëvizja e mjeteve në tunelin e ri duke thënë:

“Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” apo nga ura e lidhjes me”Tegu-n” kalojnë direkt te autostrada. Tunelet provizore do të bëjnë të mundur dhe menaxhimin e trafikut deri në dhjetor të vitit 2021 kur dhe do të përfundojë përfundimisht ky aks dhe secili tunel do të marrë funksionin për të cilin është treguar. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Ky është një kantier i madh ku punohet, për dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të makinave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës”.

Balluku shtoi se po punimet po ecin me ritme të shpejta për të përfunduar krejtësisht punimet në dhjetor të vitit 2021.

Top Channel