Një kthesë e re në historinë e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi-t, të cilët janë rikthyer bashkë (çuditërisht) pas një lamtumire që dukej vërtet përfundimtare.

Thashethemetkishin disa ditë që qarkullonin, falë pushimeve së bashku në Maldive, i cili ka qenë gjithmonë vendi i tyre i preferuar, por sot është zyrtarizuar, për shkak të disa fotografive të publikuara nga futbollisti në Instagram, të parat së bashku pas disa kohësh.

“Ajo nuk ishte gruaja e jetës sime, ajo ishte jeta ime e shndërruar në një grua”, ka shkruar Icardi duke shoqëruar foton krah saj, “Historitë e Disney-t ndonjëherë kanë edhe një sezon të dytë. Të dua Wanda”- vijon më tej postimi.

Historisë i kishte ardhur fundi, ose të paktën kështu dukej, shtatorin e kaluar. “Është një moment i dhimbshëm” , thoshte njoftimi i Narës në Instagram, i shoqëruar me një kërkesë për privatësi, veçanërisht për fëmijët, Francesca dhe Isabelën, dy vajzat e çiftit dhe tre djemtë me ish-Maksi López, Valentino, Costandinon dhe Benedicton.

Më pas, në jetën e saj ishte shfaqur edhe një dashuri e re, e mohuar më vonë L-Gante. “Jam e dashuruar”, garantoi Wanda duke folur për reperin argjentinas , ndërsa ka treguar për Vanity Fair arsyet e largimit nga Icardi.

“Atij nuk i pëlqen ideja që unë të largoj vëmendjen nga familja. Ndërsa për mua pavarësia është thelbësore: rruga drejt lirisë”, tha Wanda, e cila në atë kohë nuk kishte ndërmend t’i kthente hapat e saj.

Sot gjërat kanë ndryshuar sërish.