Një kamion i ngarkuar me bimë mjekësore ka marrë flakë. Mësohet se fillimisht zjarri është ndezur në motorin e kamionit në rrugën “Sabri Kosturi” në Lushnje.
Drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina sapo ka vënë re tymin dhe ka shpëtuar mrekullisht. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
