Nga Erion Murataj!

Unë e kuptoj pafytyrësinë dhe jam nga ata burra që të qëndroj përball sot ty, Ilir Meta .
Nga tryeza e sotme do përjashtoj Edmond Haxhinaston të cilit ti dhe Moni e bëtë mish për top për llapistin Peço Vasili në 2021.
Ti sot me pafytyrësinë që unë s’ta kisha njohur kurrë erdhe dhe the se Elbasani është më i varfri dhe më i kriminalizuari.
Po si ka mundesi Ilir të jesh kaq i pafytyrë kur me bashkë -ortakun e Monikës në 2013-2017 Taulant Ballën e keni quajtur si një qytet i cili po lulëzonte asokohe.
Si ka mundësi që sot ti me çetën e lepujve po mjaullie si gjoja luan?
Ti frymëzuesi i sfurqeve që me retorikën tënde prej adoleshenti there këdo që pate në krah, pabesisht!
Thuaja elbasanasve Ilir, a ke gisht me Taulant Ballën në 21 Prill?
Thuaja elbasanasve pse nuk ja kursen Luçiano Boçit thikën e disatë pas shpine kur ka boll ato të PD nga të cilat s’po di më nga të ruhet!
Thuaja e bëhu burrë njëherë të vetme elbasanasve, pse i vodhe ferrokromin?
Thuaja pse Monika bëri fli Dash Xhikën se nuk kollitej si duhej.
Thuaja Ilir pse i shite ish LSI-stë e LRI-stë .
Nëse nuk ia thua dot atëherë ti dhe zagaret e tu kursejeni Luçiano Boçin , mirë a keq ai është djal elbasani dhe pazarin me Taulant Ballën po qe nevoja e bën e më mirë se ty .
Elbasanit mos guxo më ti thuash qytet kampion i krimit, të paktën jo ti, Ilir Meta./Egnatia news