Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin Lushnjë-Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, dhe paraprakisht dyshohet se për shkak të një shkëndije në sistemin elektrik.

Automjeti me drejtues shtetasin A. A., si pasojë ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel