Një motor mori flakë në ecje e sipër mesditën e sotme pranë ish-hotel Dajtit.

mjeti i rrethuar nga flakët ndodhet në bulevard, pranë ish-parkut Rinia.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli. Në vendin e ngjarjes mbërriti zjarrëfikësja e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve.