Një kamion është përfshirë nga flakët në ecje e sipër ditën e sotme në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, ku ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin L. M.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Previous articleU kap me 11 mijë pilula ekstazi në Tiranë, Lëvizja Vetëvendosja përjashton Mujecin nga të gjitha strukturat e partisë
Next articleE trishtë! Ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari që u përplas me “Jet Ski” në plazhin e Llamanit