Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë ditën e sotme, kur shënohen 31 vite nga protesta e parë anti-komuniste në vendin tonë.

Duke risjellë parullat “Poshtë Diktatura “, “Liri-Demokraci”, Presidenti i bën thirrje të rinjve që sot përballen me të keqen që ka marrë peng të ardhmen e vendit, duke i rikujtuar atyre se protesta është zemra e demokracisë.

“Si në çdo 26 mars, përkujtojmë sot protestën e parë më të fuqishme antikomuniste në Shqipëri, pas dekadash terrori, shtypje dhe izolimi. E para protestë, kur të rinjtë e Kavajës, marshuan rrugëve të qytetit me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë Diktatura”, “Liri-Demokraci”.

Kryengritja antikomuniste e Kavajës është një mesazh i gjallë për rininë shqiptare, që sot përballet me të keqen, që ka marrë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Protesta është zemra e demokracisë për ata që nesër nuk duan të zgjohen në diktaturë!” deklaroi Meta.

(E.H/Faxweb.al)