Në Windows 10 dhe 11 ka filluar të shfaqet një tabelë me mesazhe të ndryshme sa herë që njerëzit shkojnë në faqjen e shkarkimit të Chrome për t’i dekurajuar ato nga instalimi i aplikacionit rival të tyre.

Mesazhet që shkruhen në këto tabela janë të tipit:

Microsoft Edge funksionon me të njejtën teknologji si Chrome, ndërkohë që ju keni besimin e shtuar të Microsoft në të.
Ai broëser duket sikur vjen nga 2008! A e dini se çfarë është e re? Microsoft Edge.
“Unë e urrej kursimin e parave” nuk tha asnjëherë asnjë person. Microsoft Edge është browser-i më i mirë për online shopping.
Kjo është një kundërpërgjigje ndaj mesazheve që Google shfaq në browser-at e tjerë sa herë që ju përdorni shërbimet e kompanisë si Google Search apo Gmail.

Këto mesazhe vijnë pothuajse 3 vite pasi kompania filloi një testim i cili lajmëronte përdoruesit e Windows që të mos instalonin Chrome dhe Firefox, mirëpo që asnjëherë nuk u shpërndanë për publikun e gjerë.