Mësoni të gjitha të rejat e fundit mbi Samsung Galaxy A53

Seria A nga Samsung është një seri që qëndron nën listën e smartphone-ve premium, por mundohet të marrë prej tyre aftësitë më të mira dhe t’i ofrojë ato në një çmim më të arsyeshëm.

Samsung Galaxy A53 pritet të jetë zëvëndësuesi i Galaxy A52. Deri më tani asgjë nuk është zyrtare, mirëpo raportimet e fundit tregojnë se çfarë specifikash do të ofrojë ky smartphone.

A53 pritet të ketë nëj ekran 6.5 inç AMOLED me refresh rate 120 Hz dhe rezolucion Full HD. Nën të do të gjendet sensori i shenjës së gishtit. Samsung do të sjellë si zakonisht dy versione të ndryshme të këtij smartphone-i, një që përdor proçesorin Exynos 1200 dhe një tjetër që përdor proçesorin Snapdragon 778G. Pajisja do të vijë me 6GB RAM dhe 128GB internal storage, ndërkohë që bateria do të ketë kapacitet 5000mAh.

27569b3bf86423ff2bd94cb4aaa1aeb37badbb9e.webp

Për sa i përket kamerave, Galaxy A53 pritet të ketë një sistem me 4 kamera në pjesën e pasme, njësoj si paraardhësi. Kamera kryesore mund të jetë e njejtë me A52 me një kualitet 64MP, ndërkohë që për sensorët ultrawide, macro dhe depth sensor nuk ka informacione. Kamera selfie do të vendoset në pjesën qendrore të sipërme të ekranit ne stilin punch hole.

Besohet se Galaxy A53 do të vijë në 4 ngjyra të ndryshme: WhiteBlackBlue dhe Orange. Data e prezantimit të këtij smartphone-i nuk është publikuar ende zyrtarisht, por pritet që ai të prezantohet në fillim të vitit 2022.