Mësuese Marjanthi Veneti punon prej 20 vjetësh në sistemin arsimor. Ajo ishte ndër mësuesit e parë që u vaksinuan në vend.

E kalova në nëntor Covidin me gjithë familjarët e mi. Mezi e prisja vaksinimin. Procedura zgjati pak sekonda, sa mbarova së përshëndeturi me infermieren, pashë që po më vinte ankerplastin. Nuk e ndjeva fare. Pata vetëm pak temperaturë dhe dhimbje koke atë ditë dhe tani siç më shihni, jam mirë në angazhimet e mia të përditshme, tha Marjanthi Veneti.

42 kolegët e stafit pedagogjik u vaksinuan pothuaj të gjithë. Kishte nga ata që e kishin kaluar tani afër Covidin, ndaj e shtynë për një datë tjetër vaksinimin.

Unë duke qenë se e kalova Covidin, më thanë që mjafton vetëm një dozë vaksine, pasi kam mjaftueshëm antitrupa.  Sigurisht që i kemi dëgjuar gjithë këto informacione kontradiktore për vaksinën AstraZeneca, me të cilën po vaksinohen mësuesit, por unë kam besim tek vaksina. Dihet që trupi reagon ndaj trupave të huaj që futen. Ne na duket se është më tepër politik dhe për rivalitete të mëdha”, tha ajo.

Fakti që institucioni europian u shpreh se përfitimet nga vaksina janë shumë më të mëdha se dëmet, na jep shpresë, se njerëzimi do shpëtojë nga kjo pandemi.

Top Channel