Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se qeveria sa herë që kishte ngjarje ku zbuloheshin korrupsionet e bëra nxiste grupet kriminale që të bënin akte për të hequr vëmendjen.

Ilir Meta: Nuk na e ka fajin Vuçiçi që ky bëhet ogiç i Vuçiçit. Atij i ikën nga Serbia 1 për 1000 banorë. Ndërsa ne na ikin 10 në 1000 banorë. Ne nuk duhet të biem në lojrat e këtij. Qëllimi i këtij ky është, të shpiki konflikte, rrëmuja. Madje ka dhe të dhëna, që në bashkëpunim me grupe kriminale, kur ka ngjarje ku është e fokusuar qeveria e këtij dhe korrupsion, nxisin grupet kriminale për të bërë akte që të dalë në plan të parë kronika e zezë për të shfokusuar vëmendjen, mos u habisni për këto gjëra.