Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme do të firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Në orën 12.00 në Hotel Tirana, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, do të kenë konferencë të përbashkët për media, në të cilën do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi.”

Ditën e djeshme, Meta dhe Berisha zhvilluan një takim për më shumë se 30 minuta në selinë blu.

Ata kanë diskutuar për mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në përfundim të takimit, Meta e quajti të mbyllur marrëveshjen me Berishën dhe tha se i ka propozuar atij një emër për kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës./Abcnews.al/