Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot për fakte të reja në lidhje me inceneratorët. Meta shprehet se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut ndërsa shtoi se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
Më tej Meta shprehet se me qeveria e Ramës ka lënë peng pronat publike peng në banka në vend, ndërsa paratë shkojnë përtej detit.
Meta: Sot do të bëj publike fakte të reja për aferën e vitit që kam thënë se do i shkojmë deri në fund. Kanë fituar me miliona euro të ketij grupi kriminal nga lekët e taksapagueve të Tiranës. Pasi pamë se si të moshuar që jetojnë në azile figurojneë me firma të falsifikuara, pasi pamë barinjë në Greqi që marrin 300 euro dhe firmat e tyre janë falsifukuar, se si edhe fondet e min së bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbeshtetje të fermerëve, edhe ato kanë përfunduar në duart e kësaj organizate, so do të tregoj se si qeveria shqptare, me koken e kësaj afere që është kryeministri aktual ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe prona publike që janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit.