Presidenti i vendit,Ilir Meta në një pronocim për mediat nga Bylysi antik ka folur mbi draftin që mazhoranca po bën për institucionin e presidentit.

Meta u shpreh se nuk ka asnjë interes për këto drafte që bëhen nga një parlament jokushtetues.

“Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetaret kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëhershme. Një parlament ku një pjesë e mirë janë edhe tradhtarë dhe mercenare. Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqipërisë” u shpreh Meta.

Po ashtu Meta foli edhe mbi çështjen e Kosovës për të cilën u shpreh se ky është një çmim që Kosova po paguan për pavarësinë e saj.

“Kam dhënë qëndrim.  Është një çmim që paguhet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Është përpjekje e dështuar për të vënë në dyshim luftësn. Unë kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë me shumë dinjitet.

Kosova është një vend demokrat pavarësisht nga disa bllokada dhe pabesi që cilat tentojnë të vënë në pikëpyetje integritetin e saj. kjo gjë ska për të ndodhur. Shqiptarët do jenë më të bashkuar do të rrinë dhe pa gjumë“,ka thënë Meta.