Presidenti Ilir Meta ka thënë në një deklaratë për mediat se në politikë janë të rëndësishme idetë. I pyetur nga gazetarët se a do të ketë një pikë bashkimi mes tij dhe Edi Ramës, ai tha:
Në politikë janë të rëndësishme idetë, sidomos kur janë të kohës dhe i shërbejnë të ardhmes. Idetë për të cilat jam përkushtuar në politikë kanë qenë të tilla”.
Presidenti foli për arsimin në vend dhe hapat e para që duhen bërë.
Kjo është e pa rëndësishme për momentin, do të ketë rëndësinë e saj në kohën e duhur. Tema që sapo folëm është alarmuese prej kohësh që reflektohet në shumë të dhëna të tjera. Nuk mund të ketë një vend të ardhme me këtë tregues arsimor. Jo vetëm që nuk krahasohemi me Universitetet në Kroaci dhe Serbi, por nuk krahasohemi as me universitetet në vendet e tjera. Vendi ka kapacitete intelektuale, por politika duhet të jetë mirëkuptuese, t’i japë fund tutelës këtij sektori delikat. Duhen përfshirë të rinjtë, në vende pune më të mira se sa ofrohen sot dhe më të mirëpaguara.
Meta tha se arsyeja që u largua nga PS në 2004 ishte pikërisht fakti që sipas tij qeveria bllkoi integrimin Evropian. Ai tha se duhet të shkohet më para në këtë proces.
“Janë dy gjëra të ndryshme. Sa i takon angazhimit tim politik të mëparshëm, unë jam ndarë nga PS në 2004 sepse ishte kthyer në pengesë për integrimin në BE. Kjo ishte arsyeja që themelova një forcë të re politike, si LSI, pikërisht për të zhbllokuar këtë proces dhe kam realizuar këtë gjë pasi në vitin 2005 LSI luajti rol përcaktues ndaj një qeverie që kishte penguar integrimin. Dua të them që atë kohë, Serbia, Mali i Zi nuk ekzistonin në këtë proces. Ku jemi sot? E dini shumë mirë që ato i kanë çelur negociatat që ne ende s’i kemi çelur. Shpresoj shumë që të kemi një qasje më të mirë nga BE”, tha Meta.
Meta tha se më 25 korrik ai do të nisë angazhimin e ri. “Lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, kjo nuk përbën asnjë interes, sepse është e qartë. Pasi ata kanë votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. Mandati im është deri në 24 korrik. Në 25 korrik, nis angazhim i ri dhe përgjegjësi e re.”, pohoi presidenti.