Presidenti Ilir Meta tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se ka qenë i vetëm, i minuar, i tradhtuar në të gjitha drejtimet në mënyrë të qëllimtë. Meta tha se i ka fituar të gjitha betejat kur Kushtetuta po cënohej nga aktorë të tjerë politikë.
Kreu i shtetit theksoi se prej më shumë se dy vitesh ka qenë i vetëm përballë një parlamenti njëpartiak ndërsa shtoi se ka qenë i minuar edhe nga lidershipi i opozitës duke iu referuar Lulzim Bashës.
Sot jam i qetë se jam i qartë për të ardhmen. Kam qenë i qetë që më 26 prill. E kam parë dhe vetë që e kam përfunduar në mënyrën time më të mirë të mundshme detyrën si President.
Qetësia ime vjen nga bindja që edhe pse s’ka qenë një Presidencë perfekte, ka qenë e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme në shumë dimensione.
Jam presidenti me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë. Për më shumë se dy vite kam qenë i vetëm përballë një parlamenti njëpartiak. Një president i minuar nga lidershipi i opozitës. ”-tha Meta.