Christian Eriksen ka hedhur pas shpine problemet shëndetësore. Mesfushori i njohur shokoi mbarë botën në Europian, teksa gjatë një ndeshje pësoi arrest kardiak.

Sipas asaj që shkruan Sky Sport, Tottenham po mendon për rikthimin e danezit, i cili aktualisht është në radhët e modestëve të Brendtford.  Në Londër janë bërë sondazhet e para dhe dëshira që Eriksen të jetë sërish pjesë e Spurs është e madhe.

30 vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të madh të Premier League për disa sezone me radhë. Në vitin 2019, karriera e tij mori kah tjetër, pasi firmosi me Interin.Eriksen te Tottenham sërish? Kushedi…Në futboll rikthimet janë gjithmonë të bukura.