Home AKTUALITET POLITIKË  Meta: Jemi krah tyre, në linjë të plotë me BE dhe NATO!

 Meta: Jemi krah tyre, në linjë të plotë me BE dhe NATO!

14

Meta: Sot siç e shikoni vizitova ambasadorin e Ukrainës, shkëlqesinë e tij Shkurov për ti shprehur solidaritetin më të thellë për popullin dhe presidentin e Ukrainës Zelensky, për përpjekjet e tyre në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre. Si një popull evropian që ka dhënë aq shumë dhe sot po jep një shembull frymëzues, jo vetëm shtetin e tyre por edhe vlerat më të mira evropiane. Ndaj jemi në krah të Ukrainës, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për viktimat nga ky agresion i pabesë.

Kemi bërë disa përpjekje bashkë me vendet e tjera demokratike për të kthyer dialogun dhe ndalimin e kësaj lufte por njëkohësisht ne besojmë se vetëm rruga e dialogut me pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë.

Si vend që synon BE, kemi qenë në linjë të plotë me të dhe NATO-n. Dua të falenderoj të gjitha institucionet tona, shoqërinë civile dhe qytetarët që kanë nisur mbështetje humanitare. Shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet sa më parë dhe sigurisht do jemi në krah të Ukrainës.

Shkurov: Si ambasador kam ndjerë mbështetjen e Metës edhe para konfliktit, pas nisjes së luftës Meta ka qenë ndër të parët që ka shprehur mbështetjen. Sot gjatë takimit kam pasur mundësinë ta falenderoj dhe në këtë mënyrë kam përcjellë fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës.