Tashmë është zyrtare. Tenistri rus Daniil Medvedev është numri 1 në botë për meshkuj. Turnetë e zhvilluar fundjavën e kaluar kanë sjellë rokadën në krye të renditjes, me Novak Djokovic që zbret në vendin e dytë, duke i lënë vendin rivalit rus.

Gjithsesi, diferenca mes tyre është shumë e vogël, më pak se 200 pikë. Në vendin e tretë ndodhet gjermani Alexander Zverev, ndërkohë që fiton një pozicion Rafael Nadal, i katërti. Në top-5 edhe greku Stefanos Tsitsipas.

Te femrat nuk ka ndryshime, me australianen Ashleigh Barty që ruan e pashqetësuar kreun e renditjes. Në vendin e dytë ngjitet çekja Barbora Krejcikova. Katër pozicione fiton polakja Iga Sëiatek, e katërta, pas bjelloruses Sabalenka (e treta).

“Top-5”, Meshkuj

1-Daniil Medvedev, 8.615 pikë

2-Novak Djokovic, 8.465 pikë

3-Alexander Zverev, 7.515 pikë

4-Rafael Nadal, 6.515 pikë

5-Stefanos Tsitsipas, 6.445 pikë

“Top-5”, Femra

1-Ashleigh Barty, 7.980 pikë

2-Barbora Krejcikova, 5.073 pikë

3-Aryna Sabalenka, 4.853 pikë

4-Iga Swiatek, 4.776 pikë

5-Anett Kontaveit, 4.721 pikë