Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojnë deri sa të vendoset drejtësi për qytetarët shqiptarë.

Në fjalimin e tij gjatë protestës së parë të PL-së në landfillin e Sharrës për të kërkuar drejtësi për aferën e inceneratorëve, Meta tha sot se Partia se tij do të protestojë në çdo vend krimi.

Burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature elektrike, por kurrsesi nuk vendosin para drejtësisë Ramën për firmën që ka aty dhe Veliajn për firmën e paligjshme.
Meta tha se askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për firmat e paligjshme të inceneratorëve.

Megafirma e Veliaj i dha jetë kësaj vepre korruptive, pa mbledhur këshillin bashkiak dhe duke shkelur ligjin. Veliaj vuri në borxh për 30 vite qytetarë e Tiranës.
Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i kësaj afere kriminale, ajo ende vazhdon sepse Rama dhe larva e tij kanë kapur prej fyti drejtësinë.

Me lekët e inceneratorëve u blenë votat e shqiptarëve dhe mediet. Për të mbytur vullnetin e popullit shqiptar. E do Shqipërinë parajsë vetëm për ,mafien dhe të fortë të dhe ferr për të rinjtë dhe të reja që largohen nga vendi.
Do të protesdtojmë në çdo vend krimi. Nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi. Drejtësia është e popullit. Këto firma janë pronë e të gjithëve. Askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar për firmat e paligjshme. Rama shporru“, tha Meta.

/abcnews.al/